Ballina > Vendi > Në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë

Në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë

07 Apr 2026 Vendi

Në Mitrovicën e Veriut, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet të dyshuar për kontrabandë, gjatë një aksioni të përbashkët me Dogana e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 6 prill 2026 rreth orës 19:15, në zonën malore mes fshatrave Banjskë dhe Sharani-Kamen, ku njësitë policore kanë vërejtur një veturë pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe.

Pas ndjekjes, automjeti është gjetur i braktisur, ndërsa personat e dyshuar janë larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 32 thasë me pantallona, përkatësisht 1217 palë xhinse, si dhe një thes me 303 rripa për pantallona, të gjitha të dyshuara si mall i kontrabanduar. Po ashtu, brenda veturës janë gjetur edhe një palë targa të Serbisë, një kanistër me naftë dhe një pajisje radiolidhjeje.

Zyrtarët e Doganës kanë bërë konfiskimin e mallit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejme nga Dogana e Kosovës.

Lini një përgjigje