Ballina > Vendi > Valmir Deçani emërohet Këshilltar për Media dhe Zëdhënës i Kryetarit të Pejës

Valmir Deçani emërohet Këshilltar për Media dhe Zëdhënës i Kryetarit të Pejës

07 Apr 2026 Vendi

Valmir Deçani ka marrë zyrtarisht detyrën si Këshilltar për Media dhe Zëdhënës i Kryetarit të Komunës së Pejës, duke marrë mbi vete përgjegjësi të rëndësishme politike dhe institucionale.

Në deklarimin e tij, Deçani theksoi se ky angazhim përfaqëson më shumë sesa një rol formal, duke e cilësuar si vazhdim të rrugëtimit të tij politik dhe të përkushtimit për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim të drejtë me qytetarët.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë votuesit që i kanë dhënë besimin, duke theksuar se kjo mbështetje përbën një obligim për ta përfaqësuar zërin e tyre me dinjitet dhe vendosmëri në çdo nivel të vendimmarrjes.

Deçani u zotua se do të angazhohet për një komunikim institucional të qartë, të përgjegjshëm dhe në shërbim të interesit publik, duke mbrojtur vlerat dhe besimin e ndërtuar me qytetarët.

“Rruga jonë vazhdon – me më shumë përgjegjësi dhe angazhim”, ka përfunduar ai.

Lini një përgjigje