Të pranishmit i përshëndeti drejtoresha Xhenet Syka, e cila theksoi rëndësinë kulturore të veprës dhe mesazhet që ajo përcjell për lexuesit.
Në kuadër të këtij aktiviteti, kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri ndau mirënjohje për Gezim Hajdinagën, drejtor i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, për kontributin e tij në fushën e kulturës.

Gjatë promovimit, u mbajtën diskutime dhe vlerësime nga njohës të fushës, përfshirë politologun Smail Smaka, profesorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe Haxhi Lajçi, si dhe publicistin Sallko Lluboder. Ata ndanë mendimet e tyre mbi rëndësinë dhe mesazhin që sjell libri “Karvani i Rozhajës”.
Në fund, në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi vëllai i autorit, Rifo Haxhiq, duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e veprës.






