Ballina > Vendi > Muhaxheri pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Pejë, Kolonelin Federico Mora

Muhaxheri pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Pejë, Kolonelin Federico Mora

16 Jul 2026 Vendi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim lamtumirës Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it (RC-W), Kolonelin Federico Mora, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë.

Gjatë takimit, Muhaxheri e ka falënderuar Kolonelin Mora për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë gjatë angazhimit të tij, duke vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Kryetari i Pejës ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe forcimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Koloneli Federico Mora ka falënderuar Muhaxherin për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka rikonfirmuar përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Lini një përgjigje