Kryetari i Komuna e Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim Komandantin e ri të Komandës Rajonale Perëndim të KFOR (RC-W), Federico Mora.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në Pejë, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional në funksion të ruajtjes së rendit dhe stabilitetit.
Muhaxheri shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në garantimin e sigurisë, duke theksuar se bashkëpunimi me misionet ndërkombëtare mbetet kyç për stabilitetin lokal dhe rajonal. Ai gjithashtu konfirmoi gatishmërinë e komunës për ta thelluar më tej këtë partneritet në shërbim të qytetarëve.
Nga ana tjetër, u ritheksua përkushtimi për koordinim të vazhdueshëm mes institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, me synim forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunë.






