Pejë – Luan Vocaj është emëruar sot në detyrën e Drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, me vendim të kryetarit z. Xhavit Haliti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vocaj përmes një njoftimi publik, ku ka falënderuar për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë.
“Faleminderit për besimin dhe emërimin Kryetar z. Xhavit Haliti. Faleminderit për mundësinë Kryetarit të Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri”, ka shkruar ai.
Vocaj është zotuar se këtë detyrë do ta ushtrojë me profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, duke theksuar se prioritet do të mbetet siguria dhe mirëqenia e qytetarëve të Pejës.




