Ballina > Bota > Mediat iraniane: Katër anije kalojn bllokadën amerikane

Mediat iraniane: Katër anije kalojn bllokadën amerikane

15 Apr 2026 Bota

TEHERAN – Mediat iraniane kanë raportuar këtë të mërkurë se katër anije tregtare kanë lundruar në ujërat pranë Iranit, duke sfiduar bllokadën detare të Shteteve të Bashkuara që hyri në fuqi zyrtarisht të martën.

Sipas agjencive gjysmë-zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr, bëhet fjalë për anijet:

  • Agios Fanourios (menaxhuar nga një kompani greke);
  • Alicia dhe RHN (nën menaxhimin e kompanive kineze);
  • Golbon (anije iraniane transporti).

Të dhënat nga shërbimi i monitorimit detar, MarineTraffic, konfirmuan lëvizjen e këtyre mjeteve lundruese. Sipas këtyre të dhënave, tri prej anijeve kanë hyrë në ujërat iraniane, ndërsa anija iraniane “Golbon” ishte duke dalë prej tyre.

Agjencia Tasnim theksoi se anija “Golbon”, e cila ndodhet në listën e sanksioneve amerikane, “vazhdoi lundrimin e saj pranë Ngushticës së Hormuzit, pavarësisht kërcënimeve dhe pranisë së marinës amerikane”.

Lini një përgjigje