Ballina > Bota > Trump deklaron se Kina ka pranuar të ndalojë furnizimin me armë për Iranin

Trump deklaron se Kina ka pranuar të ndalojë furnizimin me armë për Iranin

15 Apr 2026 Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kina është “shumë e lumtur” me vendimin e tij për të hapur përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit përmes bllokadës.

Trump poashtu pohoi se Pekini zyrtar ka rënë dakord të ndalojë dërgimin e armëve drejt Iranit, duke shtuar se këtë po e bën “për ta dhe për botën”.

Ai paralajmëroi një vizitë në Kinë pas pak javësh, ku sipas tij, Presidenti Xi Jinping do ta presë me një “përqafim të madh e të fortë”.

Lini një përgjigje