Ballina > Vendi > Konflikti në Lindjen e Mesme sjell rritje të çmimeve të naftës në Kosovë

Konflikti në Lindjen e Mesme sjell rritje të çmimeve të naftës në Kosovë

02 Mar 2026 Vendi

Situata në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës, duke rritur pasigurinë në furnizimin global dhe çmimet e karburantit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart,” ka thënë Berjani.

Ai ka theksuar se vëmendja kryesore është te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë.

“Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët,” ka shtuar ai.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet e karburanteve në Kosovë janë: Diesel 1.18 € deri 1.25 € dhe Benzina 1.17 € deri 1.24 € /telegrafi/

Lini një përgjigje