Ballina > Vendi > Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të këtij muaji

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të këtij muaji

02 Mar 2026 Vendi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përmbushja e zotimeve të mandatit të ri ka nisur me zbatimin e buxhetit të miratuar në Kuvend.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti theksoi se buxheti është miratuar në lexim të dytë më 20 shkurt dhe kap vlerën rreth 4 miliardë euro.

“Punën përmes përmbushjes së zotimeve në këtë mandat të ri e nisim me buxhetin e miratuar në Kuvend në lexim të dytë më 20 shkurt”, u shpreh Kurti.

Lini një përgjigje