Aktivisti dhe alpinisti nga Peja, Lulzim Murati, ka njoftuar për një aksion mbresëlënës pastrimi të realizuar sot në Gryka e Rugovës.
Sipas Muratit, shtatë vullnetarë – të gjithë agjërues gjatë muajit të Ramazanit – iu bashkuan nismës për të pastruar një nga zonat më të bukura natyrore të Kosovës.
“Për 2 orë e 30 minuta, në një terren të vështirë, arritëm të mbledhim 90 thasë prej 120 litrash me mbeturina”, ka deklaruar ai.
Aksioni është vlerësuar si një shembull i përkushtimit qytetar dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit, duke dëshmuar se vullneti për të bërë mirë nuk ndalet as gjatë agjërimit.
Iniciativa ka marrë reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa bëhet thirrje që aksione të tilla të vazhdojnë për ruajtjen e natyrës.





