Komuna e Pejës do të vazhdojë bashkëpunimin me Community Development Fund (CDF), në kuadër të angazhimeve për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive në qytet.
Sipas njoftimit zyrtar, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ky partneritet synon mbështetjen e projekteve komunitare dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, me fokus në përfshirjen më të madhe të qytetarëve në jetën publike.
Autoritetet komunale bëjnë të ditur se bashkëpunimi me CDF do të ndikojë në rritjen e cilësisë së aktiviteteve dhe në krijimin e më shumë mundësive për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.
Nga Komuna theksohet se përkushtimi mbetet i njëjtë: të jenë pranë qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimeve të qëndrueshme.




