Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim substancial mbi zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi agjendën legjislative të Kuvendit.
Ajo theksoi se në takim u rikonfirmua partneriteti i fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përkushtimi i përbashkët për forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit.
Takimi vjen në një kohë të rëndësishme për proceset reformuese dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, duke nënvizuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.




