Sot shënohen 46 vite nga lindja e Ahmet Gjikolli, Dëshmor i Kombit, i cili jeton përjetësisht në kujtesën dhe krenarinë e familjes, miqve dhe gjithë atdheut.
Me këtë rast të veçantë e njëkohësisht të dhimbshëm, vëllai i tij, Agoni, ka ndarë një postim prekës në rrjete sociale, duke kujtuar ditëlindjen e vëllait të tij në amshim. Në fjalët e tij, Agoni shpreh mallin, dhimbjen dhe krenarinë që koha nuk i ka zbehur, por përkundrazi i ka bërë edhe më të forta.
Ai thekson se Ahmeti nuk është vetëm një kujtim, por një shembull i përhershëm, një rrugë dhe një udhëzim për familjen dhe brezat që vijnë. Sakrifica e tij, sipas vëllait, është mësim i gjallë për dashurinë ndaj familjes, tokës dhe lirisë.
“Lavdia jote nuk plaket kurrë,” shkruan Agoni, duke nënvizuar se emri i Ahmet Gjikollit vazhdon të jetojë në zemrat e të afërmve, si simbol krenarie dhe përjetësie.
Ahmet Ferid Gjikolli mbetet një nga bijtë më të denjë të këtij vendi, ndërsa kujtimi dhe vepra e tij janë dëshmi se liria është ndërtuar mbi sakrifica që koha nuk i harron.
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Ahmet Gjikolli. Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.





