Përzgjedhësi i Kanadasë, Jesse Marsch, ka emocionuar opinionin publik me mesazhin e tij drejtuar futbollistëve pas suksesit të ekipit.
Në një fjalim motivues, Marsch i vlerësoi lojtarët si frymëzim për brezat e rinj, duke theksuar rëndësinë e arritjeve të tyre për zhvillimin e futbollit në vend.
“Ju jeni heronjtë kanadezë për brezat e ardhshëm të fëmijëve të këtij vendi që luajnë këtë sport. Ky sport ka një të ardhme të madhe falë jush. Duhet të jeni jashtëzakonisht krenarë”, u shpreh ai.
Deklarata e trajnerit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku është vlerësuar si një mesazh frymëzues për futbollistët dhe për të rinjtë që ëndërrojnë të ndjekin rrugën e tyre në futboll.




