Ballina > Sport > Mbrojtja katastrofë! Gjermania ka pësuar gol në 10 ndeshje radhazi të Kupës së Botës

Mbrojtja katastrofë! Gjermania ka pësuar gol në 10 ndeshje radhazi të Kupës së Botës

30 Jun 2026 Sport

Në portë ka qenë gjithmonë Manuel Neuer. Ndeshja e fundit “e pastër” është ajo ndaj Argjentinës në finalen e 2014-ës.

Gjermani-Paraguaj, minuta e 42-të. Një kros nga e djathta i Matias Galarza gjen krejtësisht të lirë në mes të zonës Julian Enciso, lojtarin më të talentuar të “Albirroja”. Sulmuesi i Strasburgut nuk fal dhe ndëshkon Manuel Neuer me kokë. Gjermania pëson gol për të 10-ën ndeshje radhazi në Botërorë. Rekord negativ në historinë e Mannschaft.

Ndeshja e fundit pa gol është finalja e fituar ndaj Argjentinës në 2014-ën. Nga ajo sfidë, portieri i Bayern – gjithmonë ai në këto 10 ndeshje – e ka marrë topin nga rrjeta e portës të paktën një herë çdo 90 minuta.

Gjermanët kanë pësuar gol edhe nga skuadra modeste, si Kosta Rika në 2022-shin që shënoi dy herë, Kuraçao, Ekuadori e Paraguaji këtë edicion. Serinë e golave kundër Gjermanisë e ka hapur Meksika, që fitoi ndeshjen e fazës në grupe të Rusi 2018 me një gol të Hirving Lozano.

Lini një përgjigje