Ballina > Sport > Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon

29 Jun 2026 Sport

Xhudisti Jon Kuka është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U18 që po mbahet në Spanjë.

Kuka në gjysmëfinalen e repesazhit e mposhti serbin Petar Markovic, ku e la të shtrirë me një Ippon të bukur.

Federata e Xhudos e ka publikuar videon, ku Kuka e rrëzon serbin.

Ndërkohë, në finalen e repesazhit – ai do të përballet me sllovakun Daniel Palko./Telegrafi/

Lini një përgjigje