Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për Reuters se udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei, ka vdekur dhe trupi i tij është gjetur.
Sipas zyrtarëve izraelitë të cituar nga disa media, Hamenei është i vdekur, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Teherani.
Raportimet e mediave izraelite pohojnë se trupi i tij është gjetur mes rrënojave të pallatit.
Kjo lajmërim vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe nuk ka ende verifikim të pavarur të këtyre pretendimeve.




