Zyrtarë iranianë kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të godasin SHBA-të dhe Izraelin me një forcë “që nuk e kanë përjetuar kurrë më parë”.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe pas përshkallëzimit të retorikës mes palëve. Deri më tani nuk janë dhënë detaje konkrete mbi natyrën apo kohën e mundshme të një veprimi të tillë.
Komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe në pritje të reagimeve zyrtare nga Uashingtoni dhe Tel Avivi.




