Ballina > Bota > Izraeli publikon pamje: “Kemi goditur dy avionë luftarakë iranianë” (video)

Izraeli publikon pamje: “Kemi goditur dy avionë luftarakë iranianë” (video)

01 Mar 2026 Bota

Izraeli pretendon se ka goditur dy avionë luftarakë iranianë në Tabriz

Forcat ajrore izraelite kanë goditur dy avionë luftarakë – Northrop F-5 dhe McDonnell Douglas F-4 Phantom II – në aeroportin e Tabriz, në perëndim të Iran, ndërsa ata po përgatiteshin për ngritje, thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.

Në deklaratën zyrtare, të shoqëruar me pamje video të sulmit, ushtria izraelite thekson se “goditja është kryer për të dobësuar aktivitetet e forcave ajrore iraniane dhe për të reduktuar më tej aftësitë e mbrojtjes ajrore të regjimit”.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga pala iraniane lidhur me këto pretendime. Situata në rajon mbetet e tensionuar.

Lini një përgjigje