Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është gjallë, ndërsa Teherani po sinjalizon gatishmëri për deeskalim të situatës, raportojnë burime diplomatike ndërkombëtare.
Sipas informacioneve të publikuara nga media të huaja, zyrtarë iranianë kanë dërguar mesazhe se Irani nuk synon përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe është i hapur për ulje tensionesh në rajon.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, veçanërisht pas paralajmërimeve lidhur me situatën në Strait of Hormuz, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Autoritetet iraniane deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë të detajuar publike, por burimet theksojnë se mesazhi kryesor i Teheranit është shmangia e një konflikti më të gjerë rajonal.




