Anijet që lundrojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po marrin mesazhe nga Islamic Revolutionary Guard Corps, ku thuhet se “asnjë anije nuk lejohet të kalojë” në këtë korridor strategjik detar.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i misionit detar të Bashkimit Evropian Aspides, ndërsa raportimin e ka publikuar Reuters.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, pasi lidh prodhuesit kryesorë të Gjirit Persik — përfshirë Arabia Saudite, Irani, Iraki dhe Emiratet e bashkuara — me tregjet ndërkombëtare përmes Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik.
Zyrtari evropian theksoi se Irani ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një urdhër për bllokim të plotë. Megjithatë, Teherani prej vitesh ka paralajmëruar mundësinë e mbylljes së kësaj rruge detare si formë kundërpërgjigjeje në rast të një sulmi.
Çdo ndërprerje e qarkullimit në këtë zonë mund të ketë pasoja të menjëhershme në tregjet globale të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e naftës dhe karburanteve në mbarë botën.




