Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve në Iranit që të shmangin përdorimin e trenave dhe qëndrimin pranë linjave hekurudhore, duke paralajmëruar për rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre.
Sipas njoftimit të publikuar nga ushtria izraelite, qytetarët janë këshilluar të mos udhëtojnë me tren deri në një orar të caktuar, ndërsa është theksuar se edhe qëndrimi pranë hekurudhave mund të jetë i rrezikshëm.
Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta mes dy vendeve, duke rritur frikën për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës kritike në Iran.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë detaje të plota mbi arsyet konkrete të këtij paralajmërimi, por mesazhi sugjeron rrezik të afërt për zona të lidhura me transportin hekurudhor.




