Ballina > Bota > Irani paralajmëron SHBA-në: Kalimi i vijave të kuqe sjell zgjerim të sulmeve

Irani paralajmëron SHBA-në: Kalimi i vijave të kuqe sjell zgjerim të sulmeve

07 Apr 2026 Bota

Tensionet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas shkëmbimit të kërcënimeve të ashpra mes dy palëve.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se, nëse Irani nuk pranon hapjen e Ngushticës së Hormuzit, mund të urdhërojë brenda pak orësh sulme ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentralet dhe urat. Në anën tjetër, Garda Revolucionare Iraniane ka bërë të ditur se nuk do të hezitojë të kundërpërgjigjet në rast të një sulmi amerikan ndaj objekteve civile.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm do të pasohet me goditje ndaj infrastrukturës amerikane dhe asaj të aleatëve të saj.

“Do të përgjigjemi me sulme ndaj infrastrukturës amerikane dhe partnerëve të tyre, çka mund të lërë ata dhe aleatët e tyre për vite pa naftë dhe gaz nga rajoni”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se udhëheqësit amerikanë nuk mund të parashikojnë se cilat asete strategjike mund të bëhen objektiv në rast përshkallëzimi.

“Nese ushtria amerikane kalon vijat tona të kuqe, përgjigjja jonë do të zgjerohet edhe përtej rajonit”, paralajmëron Garda Revolucionare.

Lini një përgjigje