Ballina > Bota > Irani dhe SHBA diskutojnë ringjalljen e marrëveshjes së paqes

Irani dhe SHBA diskutojnë ringjalljen e marrëveshjes së paqes

02 Aug 2026 Bota

Irani ka konfirmuar se ndërmjetësit ndërkombëtarë po punojnë aktivisht për ringjalljen e marrëveshjes së paqes që në qershor kishte ndalur përkohësisht përplasjet ushtarake mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Komisionit Parlamentar iranian për Sigurinë Kombëtare, Hassan Ghashghavi, ka bërë të ditur se negociatat diplomatike po zhvillohen intensivisht, por prapa dyerve të mbyllura.

Sipas tij, ndërmjetësit po përpiqen të rikthejnë marrëveshjen prej 14 pikash, ndërsa çështja kryesore në negociata mbetet Ngushtica e Hormuzit.

Marrëveshja fillestare ishte arritur me ndërmjetësimin e Katarit dhe Pakistanit. Të gjitha raundet e deritanishme të bisedimeve janë zhvilluar në Islamabad, ndërsa në negociata nuk ka marrë pjesë Izraeli.

Lini një përgjigje