Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.
Gjatë takimit, Haxhiu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe dialogun e hapur me institucionet vendore.
Ajo theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës në procese të rëndësishme, ndërsa i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
Haxhiu e siguroi Cuvelierin se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.




