Ballina > Vendi > Haradinaj viziton Pentagonin: Koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Haradinaj viziton Pentagonin: Koha për anëtarësimin e Kosovës në NATO

06 Feb 2026 Vendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, qëndroi sot për vizitë në Pentagon, ku u prit në takim nga  Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës.

Gjatë takimit, Haradinaj theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj popullit dhe shtetit amerikan.

“Po ashtu, nënvizova se tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj shtoi se Ushtria e Kosovës do të jetë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e shteteve të tjera anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Lini një përgjigje