Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, i cili me këtë rast e ka uruar kryetarin për mandatin e tij të katërt në krye të komunës.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe Ambasadës së Luksemburgut, me fokus të veçantë në projektet zhvillimore, forcimin e qeverisjes lokale si dhe mbështetjen në fusha me interes të përbashkët.

Palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke vlerësuar lart marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut.






