Ballina > Vendi > Emri i kryenegociatorit, sekret deri në formimin e Qeverisë

Emri i kryenegociatorit, sekret deri në formimin e Qeverisë

07 Feb 2026 Vendi

Emri i kryenegociatorit që do ta përfaqësojë shtetin në negociatat me Serbinë nuk do të bëhet i ditur para se të formohet kabineti i ri qeveritar, kanë thënë në ekzekutiv. E, njohës të procesit të dialogut theksojnë se pesha e procesit kërkon figurë me legjitimitet të fortë institucional.

Funksioni i kryenegociatorit në dialogun me Serbinë nuk i është përshkruar asnjërit prej të propozuarve si udhëheqës dikasteresh qeveritare, që u prezantuan në legjislaturën e shkuar nga Vetëvendosja në dy tentimet e dështuara për ta bërë qeverinë.

Gjatë qeverisë Kurti II, këtë përgjegjësi e ka ushtruar zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.

Por, emri i Bislimit dhe as pozita e tij nuk ka figuruar në përbërjen e kabinetit qeveritar që e propozoi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërkaq në atë të prezantuar nga nënkryetari Glauk Konjufca, ai u propozua si ministër i Infrastrukturës.

Drejtoresha e Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Njomza Arifi, vlerëson se përfaqësimi i Kosovës në dialog duhet të bëhet nga zëvendëskryeministri.

Lini një përgjigje