Ballina > Vendi > Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro

02 Apr 2026 Vendi

Republika Federale e Gjermanisë po vazhdon të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes programit “Enable and Enhance”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sot, Ministria e Mbrojtjes, sipas tij, ka pranuar një donacion prej 3 milionë eurosh, i dedikuar për pesë projekte konkrete, duke përfshirë: Plotësimin e flotës së transportit ushtarak dhe Zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore.

Donacioni u zyrtarizua nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes.

“Me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Vielen Dank, Deutschland!”, shkruan ministri

Lini një përgjigje