Ballina > Vendi > KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

02 Apr 2026 Vendi

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W)të KFOR-it, zhvilluan stërvitje me helikopterë me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet avionëve dhe trupave tokësore në Camp Villaggio Italia në Pejë.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se këto aktivitete janë të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarët emergjent.

“Personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative, duke pasqyruar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lini një përgjigje