Ballina > Vendi > Në Pejë nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit dhe përfshirjen e studentëve

Në Pejë nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e turizmit dhe përfshirjen e studentëve

01 Apr 2026 Vendi

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit (Haxhi Zeka) në Pejë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Marimangat e Pejës”, me qëllim forcimin e lidhjes mes akademisë dhe sektorit të turizmit.

Në këtë marrëveshje, fakulteti u përfaqësua nga Dekani, Prof. Dr. Afrim Selimaj, Prodekanja për Financa, Buxhet dhe Infrastrukturë, Prof. asoc. dr. Thëllëza Latifi Sadrija, si dhe Prodekani për Çështje Mësimore, Prof. asoc. dr. Adem Dreshaj. Ndërkaq, organizata “Marimangat e Pejës” u përfaqësua nga Nol Krasniqi dhe Virtyt Morina.

Sipas palëve, kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi konkrete për studentët përmes përfshirjes në aktivitete praktike, si dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit lokal në Pejë.

Përmes këtij bashkëpunimi, pritet të intensifikohet angazhimi në projekte të përbashkëta që lidhen me promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore të rajonit, duke fuqizuar njëkohësisht rolin e studentëve në tregun e punës.

Lini një përgjigje