Ballina > Magazina > Gimbo dhe Selini më pranë se kurrë, përqafime dhe fjalë të ëmbla (video)

Gimbo dhe Selini më pranë se kurrë, përqafime dhe fjalë të ëmbla (video)

02 Mar 2026 Magazina

Dita e sotme në shtëpi ka nisur me një atmosferë të qetë dhe plot energji pozitive për Gimbo dhe Selin.

Dyshja janë parë që në orët e para të mëngjesit shumë pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer përqafime dhe momente të ëmbla që nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së banorëve dhe publikut.

Afrimiteti mes tyre duket gjithnjë e më i natyrshëm, ndërsa kimia është e dukshme në çdo paraqitje të përbashkët.

Gjatë një prej këtyre momenteve, Gimbo dëgjohet t’i drejtohet Selinit me fjalët “O dritë”, një shprehje që ai e ka përdorur shpesh kohët e fundit dhe që tashmë është kthyer në një lloj nofke të veçantë mes tyre.

Raporti i tyre ka kaluar në disa faza brenda shtëpisë, por ditët e fundit duken më të afërt se kurrë.

Mbetet për t’u parë nëse kjo marrëdhënie do të konsolidohet edhe më tej, apo nëse dinamika e lojës do të sjellë sërish zhvillime të papritura. /Telegrafi/

Lini një përgjigje