Ballina > Magazina > Pas përfundimit të Big Brother-it, Elijona viziton varret e nënës dhe motrës

Pas përfundimit të Big Brother-it, Elijona viziton varret e nënës dhe motrës

03 Mar 2026 Magazina

Elijona Binakaj u shpall finalistja e dytë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ajo shënoi një sukses të madh si 19-vjeçare, ndërsa mori dhjetë mijë euro për këtë pozitë.

Ish-konkurrentja pas përfundimit të këtij reality shou ka shkuar të vizitoj varrin e nënës dhe të motrës.

E njëjta në Big Brother ka rrëfyer se në vitin 2021 në një aksident me autobus i ka vdekur nëna dhe motra.

“Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke ju bërë krenare”, ka shkruar ajo.

Lini një përgjigje