Politikanja spanjolle dhe eurodeputetja Irene Montero ka kritikuar ashpër qasjen e Bashkimit Evropian ndaj SHBA-së, duke i uruar në mënyrë ironike ditëlindjen Donald Trumpit.
Duke iu drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, e cila ishte e pranishme gjatë seancës, Montero ngriti pyetjen se çfarë ka Evropa për të festuar pas marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.
“Çfarë po feston Evropa? A mund të festojmë se kemi parandaluar një gjenocid? A e kemi ndalur agresionin e paligjshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit? A i kemi ndërprerë marrëdhëniet me Izraelin? A e kemi ndalur okupimin e Libanit? Jo, nuk mund të festojmë asgjë nga këto”, deklaroi Montero.
Pas kësaj, Montero iu drejtua shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, duke e pyetur me ironi:
“A po festoni ditëlindjen e Donald Trumpit? Atëherë ejani t’i këndojmë”, tha Montero dhe filloi të këndonte këngën e ditëlindjes për presidentin amerikan.
“Gëzuar ditëlindjen Trump. Gëzuar ditëlindjen, Zoti Gjenocid”, përfundoi Montero.
Ngjarja u zhvillua gjatë debatit në Parlamentin Evropian mbi rolin e BE-së në përpjekjet për paqe dhe stabilitet në mbarë Lindjen e Mesme, pas shpalljes së marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.




