Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se komuna mbështet 350 studentë bursistë, secili me nga 720 euro.
Ai ka theksuar se, përveç rritjes së shumës mujore të bursës, është rritur edhe numri i studentëve përfitues, duke e bërë këtë një nga angazhimet kryesore të komunës për investime në arsim.
“Rritja e mbështetjes në arsim është një prej prioriteteve tona dhe do të vazhdojë edhe në forma të tjera,” ka shkruar Peci, duke u angazhuar për një arsim më të fuqishëm dhe mundësi më të mira për të rinjtë e Mitrovicës.





