Ballina > Vendi > “Askush nuk është mbi ligjin” – Kryeprokurorja e Hagës kërkon dënime të rënda për ish-krerët e UÇK-së

“Askush nuk është mbi ligjin” – Kryeprokurorja e Hagës kërkon dënime të rënda për ish-krerët e UÇK-së

10 Feb 2026 Vendi

Kryeprokurorja e Gjykatës Speciale në Hagë, Kimberly West, kërkoi të hënën dënime të rënda për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i propozuar 180 vjet burg për secilin prej tyre.

Në fjalimin e saj përfundimtar, West theksoi se drejtësia duhet të mbizotërojë mbi çdo pozitë apo pushtet. “Ne kërkojmë që mbi bazën e provave të paraqitura, akuzuarit të japin llogari dhe t’u jepet dënimi i duhur”, deklaroi ajo.

Kryeprokurorja vuri në pah se gjatë hetimeve ka takuar viktima dhe dëshmitarë të ngjarjeve, si dhe individë që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme gjatë luftës. “Zyra ime ka punuar që këtyre t’u jepet drejtësia dhe të jepet llogari nga individët përgjegjës ky është parimi më i shenjtë i drejtësisë dhe shtetit ligjor”, shtoi West.

Ajo gjithashtu kujtoi vuajtjet e familjeve që kanë humbur të afërm dhe theksoi se koha nuk i lejon krimet të mbeten pa dënim. “Kanë kaluar shumë vjet tashmë, por askush nuk është mbi ligjin, pra edhe njerëzit më të fuqishëm do të japin llogari”, përfundoi kryeprokurorja.

Lini një përgjigje