Eva Longoria tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen humanitare Global Gift Gala në Marbella, duke u shfaqur me një fustan të gjatë ngjyrë argjendi, të mbuluar plotësisht me xixa, që theksonte linjat e saj elegante.
Aktorja e kompletoi paraqitjen me vathë diamantësh, unaza diskrete, flokë të valëzuar dhe grim në tone natyrale, duke i dhënë gjithë vëmendjen fustanit glamuroz.

Global Gift Gala është një nga ngjarjet më prestigjioze humanitare ndërkombëtare, e organizuar nga Global Gift Foundation, ku Longoria prej vitesh është ambasadore dhe presidente nderi. Eventi u mbajt në Beach Club Lucía Marbella, brenda resortit luksoz Don Carlos, dhe mblodhi figura të njohura nga bota e artit dhe biznesit.
Pas mbrëmjes, Longoria ndau fotografi në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.
“Zemra ime është plot pas festimit të 15-vjetorit të Global Gift Gala në Marbella. Për 15 vjet kjo komunitet i jashtëzakonshëm ka treguar se dhembshuria, bujaria dhe dashuria kanë fuqinë të ndryshojnë jetë”, shkroi ajo.




