Matt Damon zbuloi se humbi rreth 15 kilogramë për të interpretuar Odiseun në filmin “Odiseja” të regjisorit Christopher Nolan.
Aktori tregoi se kaloi gati gjashtë muaj me një regjim të rreptë ushqimor dhe stërvitjeje për të arritur pamjen e një luftëtari të fuqishëm, por të dobët fizikisht. Ai ndoqi një dietë pa gluten, planifikoi me kujdes çdo vakt dhe madje hoqi dorë edhe nga birra gjatë përgatitjeve.

Damon tha se kjo ishte një nga transformimet më sfiduese të karrierës së tij, ndërsa kujtoi se më parë kishte rrezikuar shëndetin duke humbur mbi 20 kilogramë për një rol tjetër.




