Aktorja e njohur Emily Blunt ka tërhequr gjithë vëmendjen e fotografëve në tapetin e kuq me një parakalim që po bën xhiron e rrjetit. Teksa Blunt pozoi para kamerave, kolegia e saj Meryl Streep nuk e fshehu dot admirimin duke reaguar me mahnitje sapo pa veshjen e saj të veçantë.
E stiluar nga Jessica Paster, Blunt u shfaq me një fustan korse të punuar me 25 mijë pupla mëndafshi dhe një fund prej tili në ngjyrë mishi që i jepte një pamje mjaft elegante. Ajo e plotësoi pamjen me flokë të mbledhura topuz, buzëkuq të kuq, aksesorë perlash dhe taka të arta, duke u kthyer në kryefjalën e mbrëmjes.
Ky parakalim vjen në një kohë emocionuese për fansat, pasi aktorja po përgatitet të rikthehet në rolin e saj ikonik si Emily Charlton në vazhdimin e filmit “The Devil Wears Prada 2”. Ky projekt vjen fiks 20 vjet pas premierës së origjinalit dhe sipas vetë Blunt, ky rikthim ka një rëndësi të madhe emocionale për të gjithë kastin e aktorëve.





