Ballina > Magazina > Aktorja 56-vjeçare Jennifer Lopez pozon me muskujt e barkut: Një thirrje për aktivitet fizik

Aktorja 56-vjeçare Jennifer Lopez pozon me muskujt e barkut: Një thirrje për aktivitet fizik

27 Apr 2026 Magazina

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një seri fotografish nga palestra, ku shfaqet në top-formë. Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare ka pozuar me një veshje sportive që vë në pah rezultatet e punës së saj të palodhur: një triko e shkurtër e bardhë, veshur mbi një komplet sportiv me streçe dhe sytjena të zeza.

Këtë postim, ylli botëror e shoqëroi me një mesazh motivues për miliona ndjekësit e saj: (Çohu dhe përveshu punës!).

Pamja e saj nuk ka kaluar pa u vënë re as nga trajnerja e saj prej shumë vitesh, Tracy Anderson. Kjo e fundit ka reaguar menjëherë duke komentuar me admirim: “Çfarë muskujsh barku!!!”

Lini një përgjigje