Ballina > Magazina > Dizajnerja e vogël nga Nju Jorku padit Kim Kardashian: Akuzon perandorinë 5 miliardëshe për vjedhje të emrit

Dizajnerja e vogël nga Nju Jorku padit Kim Kardashian: Akuzon perandorinë 5 miliardëshe për vjedhje të emrit

01 May 2026 Magazina

Një dizajnere e vogël nga Nju Jorku ka nisur një betejë ligjore kundër brendit të modës “Skims” të Kim Kardashian, i cili vlerësohet rreth pesë miliardë dollarë. Ajo pretendon se brendi i famshëm ka përvetësuar emrin e kompanisë së saj dhe e ka shndërruar atë në një linjë produktesh që gjeneron qindra miliona dollarë të dhemba.

Në padi thuhet se “Skims” lançoi koleksionin “Fits Everybody” pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga brendi më pak i njohur, “Fits Everybody To A T”, i cili pohon se i ka siguruar të drejtat mbi këtë emër vite më parë, shkruan Daily Mail.

Padi për shkelje të markës tregtare

Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Rrethit Jugor të Nju Jorkut, “Skims” e ka lançuar linjën e kontestuar pasi ka marrë “paralajmërime të përsëritura dhe të qarta” mbi të drejtat e brendit më të vogël, dhe më pas e ka zhvilluar atë në një nga koleksionet e tij më të suksesshme. Padia pretendon se brendi i Kim Kardashian po përdor famën dhe fuqinë e saj në treg për të dominuar, edhe pse nuk ka të drejtë mbi emrin në fjalë.

“Një kompani me më pak burime mbase do të rishikonte vendimin e saj pas paralajmërimeve të tilla. Por i padituri, i mbështetur nga pasuria dhe ndikimi i Kim Kardashian, nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë”, thuhet në padi.

Lini një përgjigje