Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë me ndjekësit në Instagram momente të ëmbla nga festa e saj e 31-të e lindjes, ku u shfaq duke festuar në shtëpi me vajzën e saj 5-vjeçare, Khai. Përveç një brunch-i festiv, ajo tregoi edhe tortën e përgatitur nga Khai me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen mami!”.
Në anën tjetër, ish-partneri i saj Zayn Malik ka njoftuar anulimin e 22 koncerteve të turneut të tij në SHBA dhe MB pas një shtrimi të papritur në spital muajin e kaluar. Ndonëse këngëtari 33-vjeçar u shpreh se po shërohet mirë në shtëpi, ai u detyrua ta reduktojë turneun “KONNAKOL” në vetëm 9 data për të siguruar rikuperimin e plotë.







