Ballina > Vendi > Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK

Dy kirurgë dyshohen për përleshje fizike në QKUK

26 Jan 2026 Vendi

Dy kirurgë dyshohen se janë përfshirë në një përleshje fizike gjatë mëngjesit të së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë, incidenti fizik ka ndodhur rreth orës 08:00.

Autoritetet bëjnë të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka marrë përsipër trajtimin e rastit që është cilësuar si “sulm” dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar Sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po merret për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana. 

Lini një përgjigje