Ballina > Vendi > 27 vjet bashkëpunim dhe mirënjohje

27 vjet bashkëpunim dhe mirënjohje

26 Jan 2026 Vendi

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë pret përfaqësues të KFOR-it Italian

Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të pranisë së KFOR-it në Kosovë, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës Xhenet Syka Kelmendi ka realizuar një vizitë mirënjohjeje me përfaqësues të Brigadës Shumëkombëshe “Perëndimi”, respektivisht KFOR-it Italian, si dhe njësisë CIMIC.

Gjatë kësaj vizite u shpreh respekti dhe falënderimi i thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të forcave italiane në shërbim të komunitetit, duke vënë theksin në rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Përfaqësuesit institucionalë vlerësuan lart bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e pandërprerë të KFOR-it Italian, duke theksuar se ky angazhim ndër vite ka qenë dhe mbetet thelbësor për mirëqenien e qytetarëve të Pejës dhe më gjerë.

Në këtë ndërrim komande, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport falënderoi çdo pjesëtar të misionit për sakrificën dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke riafirmuar gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit institucional në të ardhmen.

Vizita u zhvillua në një atmosferë respekti dhe miqësie, duke reflektuar marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet institucioneve lokale dhe forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Lini një përgjigje