Ballina > Rajoni > Do hapej në mesditë, shembet bypass-i provizor në Librazhd-Pogradec

Do hapej në mesditë, shembet bypass-i provizor në Librazhd-Pogradec

23 Feb 2026 Rajoni

gjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se rruga provizore në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, Bashkia Librazhd, është shembur dhe është bërë e pakalueshëm. Rruga dytësore e hapur për kalim provizor, e cila pritej të vihej në funksion mesditën e sotme pas ndërhyrjes me by-pass, ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke. Si pasojë, janë dëmtuar punimet e kryera, ndërsa segmenti paraqet rrezik për qarkullimin.

Për arsye sigurie, janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar plotësisht lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve në këtë aks.

Autoritetet bëjnë me dije se strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik të zonës, pasi terreni konsiderohet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.

Aksi kryesor që lidh Librazhd me Pogradec u bllokua dy ditë më parë si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave në zonën e Dragostunjës, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe shqetësim për drejtuesit e mjeteve.

Situata u shkaktua nga një erozion aktiv në zonën e Dragostunjës, ku ka pasur një rrëshqitjeje shumë intensive, që nga bazamenti i lumit deri në sipërfaqe.

Gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar edhe shtyllat elektrike, ku për pasojë do të bëhet demontimi i shtyllës së linjës 110 kV nw Librazhd. Për shkak të punimeve do të kryhet stakimi i linjës elektrike ku mungesa e furnizimit me energji do të prek 9 zona: Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë.

“Në kuadër të punimeve për demontimin e shtyllës Nr.15, në linjën 110kV – 16/3a Librazhd – HEC Egnatia, në datën 23 shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F3 Hotolisht të Nënstacionit Librazhd si dhe Linja 35kV e HEC-it Dragostunjë. Si rrjedhojë, gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin Librazhd:  Babje, Buzgar, Drapata, Dragostunjë, Ferrë, Frarë, Hotolisht, Gurëkuqe, HEC-i Xhyrë”, njofton OST.

/rtsh.al/

Lini një përgjigje