Ballina > Vendi > DKRS vazhdon investimin në sportin shkollor: Angazhohen gjashtë trajnerë të rinj për masovizimin e sportit te nxënësit

DKRS vazhdon investimin në sportin shkollor: Angazhohen gjashtë trajnerë të rinj për masovizimin e sportit te nxënësit

08 Jul 2026 Vendi

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) ka ndërmarrë një hap tjetër të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe masovizimit të sportit nëpër shkolla.

Në kuadër të „Projektit Gjithëpërfshirës për Masovizimin e Sportit te Nxënësit“, DKRS ka angazhuar një ekip profesoreshash dhe profesorësh të rinj të edukimit fizik, të cilët do të shërbejnë si trajnerë për gjeneratat e reja.

Ky projekt synon identifikimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja sportive, duke u ofruar nxënësve mundësi më të mëdha për t’u marrë me aktivitet fizik që në mosha të herëshme.

Trajnerët e angazhuar sipas disiplinave:

Për realizimin e këtij programi, DKRS ka mirëpritur gjashtë profesionistë të cilët do të udhëheqin disiplina të ndryshme sportive:

Volejboll: Dorentina Thaqi Husaj
Handboll: Bujar Lajqi
Basketboll: Gresa Nikqi
Futboll: Art Gjikolli
Xhudo: Fatos Tabaku dhe Krenare Xheladini

Nga DKRS kanë bërë të ditur se ky investim ka për qëllim krijimin e një baze më të fortë për sportin shkollor dhe promovimin e një stili të shëndetshëm e aktiv të jetesës mes të rinjve.

Së bashku po ndërtojmë një bazë më të fortë për sportin shkollor, duke krijuar më shumë mundësi për talentet e rinj dhe duke promovuar një mënyrë jetese aktive e të shëndetshme. Sporti fillon në shkollë – e ardhmja ndërtohet sot!“, thuhet në njoftimin e DKRS-së.

Me angazhimin e kuadrove të reja profesionale, projekti pritet të sjellë një dinamikë të re në aktivitetet jashtëkurrikulare dhe të rrisë cil

Lini një përgjigje