Ballina > Kronikë > Deçan: Një person humb jetën nga të shtënat, Policia dyshon për rast aksidental mes familjarëve

Deçan: Një person humb jetën nga të shtënat, Policia dyshon për rast aksidental mes familjarëve

23 Jul 2026 Kronikë

Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë aksidentalisht në Strellc të Deçanit të enjten pasdite.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për KOHËN se rreth orës 13:43 kanë pranuar informacionin për gjuajtje me armë në oborrin e një stani në bjeshkën e Strellcit. 

“Deri tani dyshimet janë për vrasje aksidentale mes familjarëve”, ka thënë ai.

Është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se u krye vrasja. 

Lini një përgjigje