Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Mit’hat Belegu, një nga figurat më të shquara të basketbollit kosovar dhe emër i respektuar i sportit në ish-Jugosllavi.
Belegu konsiderohej një kolos i basketbollit, i cili për dekada i kushtoi energjinë dhe përkushtimin e tij zhvillimit të këtij sporti. Kontributi i tij shumëvjeçar ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e basketbollit kosovar.
Përveç arritjeve sportive, Mit’hat Belegu kujtohet edhe si një qytetar i dashur, njeri me vlera, mirësjellje dhe dinjitet, i cili gëzonte respektin e madh të komunitetit.
“Mit’hati nuk ishte vetëm një emër i madh i basketbollit, por një qytetar i dashur, model mirësie e dinjiteti për secilin prej nesh. I lehtë i qoftë dheu!”, është thënë në mesazhet e ngushëllimit pas ndarjes së tij nga jeta.
Largimi i tij ka prekur komunitetin sportiv dhe qytetarët, të cilët e kujtojnë si një prej figurave që i dha shumë basketbollit dhe la pas një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për humbjen e Mit’hat Belegut.




