Ballina > Kronikë > Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh

23 Jul 2026 Kronikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të PK-së dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia për në Kosovë.

Sipas Policisë, i pandehuri po kërkohej nga INTERPOL-i për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane ku i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lini një përgjigje